Po sanohen pasojat nga moti i ligë në Tetovë dhe Shkup, raportime të shumta për dëme materiale

nga D V

Shkup, 25 qershor – Situata pas stuhisë së pardjeshme që përfshiu Tetovën, Shkupin dhe komunat përreth ngadalë po normalizohet, kumton QMK-ja.

Gjithsej 99 për qind e telefonatave në 112, gjatë 24 orëve të fundit, kanë qenë kërkesë për të bërë procesverbal të dëmeve të pësuara materiale, që u transferohet autoriteteve në komuna, e më pas komisionit qeveritar për procedurë të mëtejshme.

QMK informon dhe për pesë zjarre në ambient të hapur dhe për disa ndërhyrje të vogla nga zjarrfikësit në 24 orët e fundit. Të gjitha zjarret janë shuar.

Zjarre ka pasur në Dollnen – në mes të fshatrave Lazhan dhe Koshino  në Bosilovë – fshati Baldovci i vjetër, në Novo Sellë afër vendit të quajtur “Haxhiica”, në Kumanovë afër vendit të quajtur “Ljikshiçka” dhe në Veles afër rezervuarit të ujit të NP “Derven” afër lokalitetit “Potok”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More