Policia bën homazhe në përvjetorin e rënies së heroit Izet Demaj

nga L. M

Me rastin e përvjetorit të rënies së zyrtarit policor, heroit Izet Demaj, Policia e Kosovës ka zhvilluar homazhe në përkujtim të tij.

Siç ka njoftuar Policia përmes një postimi në Facebook, të pranishëm ishin drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë -Pejë, komandanti i Stacionit Policor -Istog, së bashku me eprorë, zyrtarë policorë, familjarë dhe qytetarë të tjerë.

Në postimin e Policisë është shkruar po ashtu se sakrifica e Demajt mbetet shembull i përkushtimit, guximit dhe shërbimit ndaj vendit.

https://www.facebook.com/share/p/1DZBuWe99F

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More