Limaj: Kosova nuk e ka luksin të mbetet kështu, momenti me i thirr përgjegjësisë

nga D. V.

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se është momenti më e i thirr përgjegjësisë pasi vendi nuk e ka luksin të mbetet në këtë bllokim.

Ai tha se Kosova duhet me i pas urgjentisht institucionet dhe se rajoni, bota është në trazim.

“Po shpresoj që po hargjohen të gjitha këto mundësi, momenti është me i thirr përgjegjësisë…”, tha ai.

Limaj tutje shtoi se duhet qeveri që i jep dinamikë ekonomisë. Sipas tij, gjendja ekonomike në Kosovë nuk ka qenë kurrë më keq.

“Duhen urgjentisht të marrim përgjegjësi për ta rilëvizur ekonominë e Kosovës, diplomacinë e Kosovës kështu shteti merr përgjegjësitë që i takojnë”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More