Policia e liqenit të Ohrit ka shpëtuar dy persona të mitur në ujërat e Liqenit të Ohrit

nga Xh M

Ohër, 8 korrik – Dy persona të mitur janë shpëtuar në ujërat e Liqenit të Ohrit me intervenim të zyrtarëve nga Stacioni policor për kontroll kufitar “Liqeni i Ohrit”.

Intervenimi i policisë vijoi në mëngjes, pasi paraprakisht në orën 09:30 u raportua se në ujërat e liqenit te plazhi “Bafalo biç”, u përmbys një kajak, në pronësi të Kajak-klub nga Ohri në të cilin kishte dy të mitur.

Pas raportimit të marrë, nëpunësit policor nga Policia e Liqenit me varkë u nisën drejt vendit të theksuar dhe në ujërat e liqenit, rreth 100 metra nga bregu, u vërejtën dy persona të mitur të cilët me vete kishin rripin për shpëtim.

Ata me varka të policisë u transferuan në stacionin policor, ku kanë marrë ndihmën e parë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More