Policia gjen disa tabela automjetesh në Shkabaj, pronarët ftohen t’i tërheqin

nga D. V.

Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas përmirësimit dhe normalizimit të kushteve atmosferike, rruga nën urën e fshatit Shkabaj është liruar dhe tashmë është e qasshme për qarkullimin e automjeteve.

Nga policia u bëhet thirrje shoferëve që të lëvizin me kujdes të shtuar dhe me shpejtësi të reduktuar, për shkak të kushteve në terren.

Po ashtu, Policia e Kosovës njofton se në këtë zonë janë gjetur disa tabela të automjeteve, të cilat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Obiliq.

“Ftohen pronarët e tabelave të gjetura që të paraqiten në Stacionin Policor në Obiliq për tërheqjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More