Hidhet shok bombë afër objektit të ish-komunës ilegale në Leposaviq

nga Xh M

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish-komunës ilegale në Leposaviq, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë.

Policia thotë se ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetime dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

“Policia e Kosovës, ka pranuar informacion se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë. Njësitet relevante policore, menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminime dhe hetime lidhur me rastin. Nuk raportohet për lëndime, përderisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë se Policia e Kosovës dje zhvilloi një aksion policor në veri të vendit ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksioni është realizuar bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë.

Por zhvillimi i këtij aksioni zhgënjeu tej mase aleatët ndërkombëtarë, ku reaguan Ambasada e SHBA-së në Kosovë, Gjermanisë, Britanisë të Madhe, e Francës si dhe Zyra e BE-së në Kosovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More