Policia gjermane “arrestoi” një dele të arratisur

nga D. V.

Policia në Baden-Württemberg të Gjermanisë ka “arrestuar” një dele që po endej në rrugët pranë Konstanz.

Kafsha ishte arratisur nga kopeja e saj të hënën dhe disa shoferë njoftuan autoritetet.

Në fillim, oficerët e ndoqën delen me këmbë, pasi ajo u largua sapo i pa.

Më pas, ata arritën ta kapnin dhe, për ta parandaluar arratisjen, e vendosën në makinën e patrullës.

Në fund, bariu e mori dhe e ktheu në kopenë e saj.

Policia tha se situatat e pazakonta kërkojnë masa të pazakonta. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More