Policia kap 10 migrantë në Gjevgjeli, shoferi arratiset

nga Xh M

Gjevgjeli, 10 gusht – Dhjetë migrantë, të cilët qëndronin në vend në mënyrë të paligjshme, u gjetën sot në mëngjes rreth gjysmë ore pas mesnatës pranë Gjevgjelisë, në një automjet pasagjerësh “Volkswagen Passat”. Megjithatë, personi që po i transportonte migrantët arriti të arratisej para se policia ta ndalonte. Ai e ka ndaluar automjetin dhe ka ikur, ndërsa policia ka gjetur vetëm migrantët.

“Shoferi i automjetit, kur e ka vërejtur patrullën e policisë nga një distancë e madhe, menjëherë e ka ndalur mjetin dhe është arratisur. Nëpunësit policor kanë kryer kontroll në automjet, ku janë gjetur 10 migrantë: 9 nga Egjipti dhe 1 nga Siria. Është kryer edhe kërkim në terren për të gjetur personin e panjohur që drejtonte automjetin. Është zhvilluar hetim dhe është njoftuar Prokurori Publik”, thonë nga MPB.

Nga Prokuroria për Alsat konfirmuan se prokurori publik kujdestar po punon mbi rastin dhe se do të kërkohet paraburgim efektiv për personin që ende është në arrati, por nuk zbulojnë më shumë detaje. Nga policia informojnë se ende po vazhdon kërkimi për të. Ky nuk është rasti i parë i kontrabandës me migrantë pranë pikës kufitare Bogorodicë në Gjevgjeli. Vetëm një muaj më parë, policia arrestoi dy kontrabandistë migrantësh, në automjetet e të cilëve u gjetën gjithsej 13 persona – 11 nga Egjipti dhe 2 nga Siria. Disa ditë pas këtij rasti, më 14 korrik, policia njoftoi se kishte shuar një grup të organizuar kriminal të përfshirë në kontrabandën e migrantëve, duke arrestuar gjashtë persona. Në këtë rast bëhej fjalë për individë të moshës nga 19 deri në 46 vjeç, nga Kumanova, Shkupi dhe Gjevgjelia. Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion, nga 1 janari deri më 31 mars të këtij viti në vend janë regjistruar gjithsej 1.042 migrantë, shumica nga Afganistani, pastaj nga Maroku, Egjipti, Siria dhe Algjeria./Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More