Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

nga D. V.

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve në lidhje me një person i cili po kërkohet për përfshirje për veprën “vjedhje”.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se qytetarët për çdo informatë mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës.

“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Drenas, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje”, thuhet në njoftim.

Nga Policia thonë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit:  info@kosovopolice.com.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More