Policia konfiskon armë dhe drogë në një fshat të Tetovës, ndalohen katër persona

nga Xh M

Tetovë, 29 gusht – MPB Maqedoni njofton se dje (28.08.2024) në ora 17:30, zyrtarë policorë nga Departamenti për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në SPB Tetovë kanë privuar nga liria N.S (23) nga fshati Trebosh, E.K. (21) nga fshati Pallaticë dhe dy të mitur.

Siç thonë nga MPB, pas informacioneve të marra paraprake operative dhe ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve përkatëse, personat janë privuar nga liria në fshatin Pallaticë, në vendin e quajtur “Ron Skura” në një kasolle të improvizuar, ku ripaketonin marijuanën për shitje të mëtejshme.

“Aty u gjet marihuanë, një armë dhe plumba. Gjatë arrestimit, E.K. sulmoi një oficer policie. Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të dorëzohen kallëzime përkatëse në prokurorinë kompetente”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More