Policia me aksion, arrestohen gjashtë persona – sekuestrohen mbi 13 mijë euro

nga L. M

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion, që ka përfunduar me arrestimin e gjashtë personave. Arrestimet janë bërë pas bastisjeve në tetë lokacione, nën dyshimin për shitblerje të substancave narkotike.

“Operacioni është mbështetur edhe nga Njësia Speciale Operative, Drejtoria e Teknikës Kriminalistike, njësia K9 si dhe njësitë patrulluese nga rajoni i Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 300 gramë kokainë, vlera e së cilës llogaritet të jetë rreth 18 mijë euro, mbi 13 mijë euro, 2 DVR dhe pesë vetura me targa vendore.

Si rezultat i këtij plani operativ janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar si dhe në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar:

“Të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e shpërndarjes së narkotikëve”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More