Poliklinika “Saraj” punon me kapacitet të përgjysmuar, Komuna ankohet, ministri thotë se pas vitit të ri do të ketë punësime të reja

nga Xh M

Shkup, 16 nëntor – Ushtruesi i detyrës Kryetar i Komunës së Sarajit, Ilas Veseli, bashkë me këshilltarë komunalë nga radhët e BDI-së, shkuan në Poliklinikën “Saraj” për të vërtetuar se ajo nuk po funksionon me kapacitet të plotë.

Poliklinika ka ambulancë ditore, stomatologji, pediatri, laborator, rëntgen dhe farmacia, por Veseli thotë se për momentin disa nga këto reparte funksionojnë pjesërisht, ndërsa disa, si pediatria dhe farmacia, nuk funksionojnë. Kjo sipas tij, i detyron banorët që edhe më tej të drejtohen në komuna të tjera për të marrë shërbime mjekësore. Për këtë, adresoi pyetje publike deri te Ministri i Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në një përgjigje për TV21, sqaroi se poliklinika ka të punësuar vetëm gjysmën e stafit të nevojshëm. Me kapacitet të plotë, sipas tij, do të funksionojë pasi të bëhen punësimet pas vitit të ri.

-Për momentin aty është punësuar vetëm gjysma e stafit që duhet ta mbulojë komplet punën. Mbas vitit te ri do të ketë punësime të reja dhe besoj se poliklinika Saraj do të mund të punojë në dy ndërrime. Për momentin funksionon vetëm ndërrimi i parë.

Përndryshe, pas një pritjeje trevjeçare, Poliklinika e Sarajit më në fund u pat përuruar më 10 janar 2024.
Ajo u shërben rreth 20 fshatrave të anës së Dërvenit, që ka rreth 44 mijë banorë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More