Porsche Cayenne prezanton ‘bishën’! Është e shtrenjtë, është ekstreme, por ja çfarë e bën unike…

nga D. V.

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Imagjino një Porsche Cayenne, por elektrik, më i ulët, më i gjatë dhe me status “më hap rrugë se nuk kam kohë”. Ky është Cayenne i ri Elektrik. Dhe nuk është thjesht një Cayenne që ka hequr motorin me naftë – është makinë tjetër komplet.

Modeli bazë fillon me 435 kuaj fuqi, që për një SUV të madh është më shumë se mjaftueshëm. Por pastaj vjen Turbo. Dhe aty fillon çmenduria. Plot 1139 kuaj fuqi, 0-100 në 2.4 sekonda. Për një makinë pesë vendëshe që peshon mbi dy ton, kjo është çmenduri. Duhet ta thuash dy herë që të besosh.

Të dy versionet përdorin një bateri të madhe 108 kWh, me karikim deri në 400 kW. Teorikisht thonë 10-80% për 16 minuta. Praktikisht, kjo është më shpejt se sa të biesh në tundim të blesh një kafe të shtrenjtë te stacioni i karikimit.

Brenda, makina është një ekran i madh me goma rreth e rrotull. 12.3 inç ekrani qendror, plus një tjetër opsional për pasagjerin, dhe pjesa e pasme ka më shumë hapësirë falë gjatësisë. Bagazhi? Ska fund. Madje ka dhe një bagazh të vogël para për ndonjë çantë.§

Me pak fjalë: është e shtrenjtë, është ekstreme dhe duket sikur ka ardhur për të bërë ligjin te SUV-të elektrike

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More