Kryetari i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli ka njoftuar se bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ky subjekt ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Me këtë rast ai ka shprehur mirënjohje për pjesëtarët e komunitetit që i kanë ofruar mbështetje këtij subjekti politik dhe është zotuar për angazhim për përmirësimin e mirëqenies së komunitetit, raporton Telegrafi.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja, PREBK ka marrë 1243 vota ose 0.15%, derisa nisma qytetare Opre Roma Kosova ka marrë 501 vota apo 0.06%.