Prej nesër fillon funksionimi i sistemit “Safe City”, çka nënkupton kjo për shoferët?

nga Xh M

Shkup, 30 nëntor – Nga nesër do të vendoset në funksion sistemi “Safe City”. Kohë më parë ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski tha se fillimisht do të funksionoj në Qytetin e Shkupit, komunën e Tetovës dhe Kumanovës. Ndërsa në gjithë shtetin sipas Toshkovskit, pritet që të vihet në funksion deri në mesin e 2026-tës.

“Para se të nis funksionimi formal i sistemit, së paku 1 muaj para, do të fillojmë me periudhën testuese, ku do të informohen qytetarët dhe gjithë shoferët se kanë bërë shkelje të caktuar. Por, formalisht, në pajtim me hyrjen në fuqi të ligjeve që duhet të ndryshohen që të mund të implementohet ky projekt, do të nis më 1 janar 2026. Po punojmë intenzivisht si në ndryshimin e ligjeve”, ka deklaruar ministri Toshkovski.

Shoferët tani do të marrin vetëm paralajmërime, pa gjobë. Sistemi do të zbatohet plotësisht nga janari.

Çdo pronar automjeti, shkelja e të cilit dokumentohet, do të marrë një njoftim me SMS dhe email me një link ku mund të shkarkojë raportin dhe urdhrin e pagesës.

Nga momenti i marrjes, ka një afat prej tetë ditësh për të paguar gjysmën e gjobës.

Pas skadimit, shuma duhet të paguhet e plotë brenda tetë ditëve të ardhshme, përpara se të fillojë procedura e mbledhjes me forcë.

Gjobat mund të paguhen edhe elektronikisht, dhe sistemi do të njoftojë menjëherë Ministrinë e Brendshme se gjoba është paguar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More