Prej sot trafik hekurudhor në aksin rrugor Selanik – Polikastro – Idomeni

nga D V

Shkup, 26 shkurt – Hekurudha e Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport – SHA Shkup ka njoftuarse nga organizata e hekurudhave të Greqisë (OSE) kanë njoftuar se nga sot në ora 19, do të rivendoset rafiku hekurudhor në asin  Selanik – Polikastro – Idomeni.

Për shkak të punëve vijuese në rikonstruksion të infrastrukturës, në periudhën nga e enjta (27 shkurt) nga ora 18:00 deri të martën (4 mars) në ora 07:30, kjo pjesë e hekurudhës, thuhet në komunikatë, do t’i nënshtrohet aktiviteteve ndlrtimore shtesë.

Gjatë kësaj periudhe, qarkullimi hekurudhor do të lejohet ekskluzivisht me lokomotiva me naftë, dhe gjatë këtyre orareve:

– Nga data 26 shkurt (19:00) deri më 27 shkurt (6:30).

– Nga data 27 shkurti (19:00) deri më 4 mars (6:30).

– Duke filluar nga data 4 mars (19:00), trafiku do të funksionojë çdo ditë nga ora 19:00 deri në 6:30 të mëngjesit, deri në njoftimin e dytë.

Mbetet në fuqi ndalesa e plotë e qarkullimit hekurudhor në aksin  Polikastro – Idomeni (km 58+010 deri në km 75+500) deri në një njoftim të dytë.

“Hekurudhat greke apelojnë deri te të gjithë operatorët hekurudhor dhe makinistët që t’i respektojnë me përpikëri kufijtë e përcaktuar të shpejtësisë në këtë pjesë për të garantuar sigurinë e udhëtarëve dhe transportit të mallrave”, thuhet në komunikatën e Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport-SHA Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More