Premiera e filmit “Era” sonte në Shkup! Një rrëfim për guximin, dashurinë dhe kujtesën

nga D. V.

Sonte në Shkup shfaqet premiera e filmi “Era” i regjisores Parta Kelmendi. Filmi jepet në orën 20:00 në Qendrën Kulturore Rinore – Kino Frosina. Shtëpitë filmike List Production dhe TV21 e prezantojnë filmin si “një rrëfim për guximin, dashurinë dhe kujtesën”, si dhe “një film që flet për kohën, lirinë dhe për ne”. Filmi tashmë ka marrë vlerësime ndërkombëtare dhe ka qenë pjesë e Seleksionimit Zyrtar të Brooklyn Film Festival. Filmi “Era” i regjisores Parta Kelmendi, premierën e parë e pati në Prishtinë më 15 tetor. Në një intervistë, regjisorja Parta Kelmendi ka treguar se filmi është një rrëfim që rikthen historinë e rezistencës së viteve të ’90-ta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More