Imami i Qabes, Maher Al-Mu’aiqly arrin në Maqedoni, pritet nga kreu i BFI-së

nga D. V.

Shkup, 4 dhjetor – Imami i mirënjohur i Qabes, Maher Al-Mu’aiqly ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kreut të Bashkësisë Islame në vendin tonë, Shaqir Fetai, përcjell TV21. Vizita e tij do të zgjasë nga 4 deri më 8 dhjetor. Nga BFI njoftojnë se besimtarët janë të mirëseardhur të marrin pjesë në aktivitetet dhe namazet ku do të marrë pjesë imami.
Njoftimi i BFI-së për axhendën e imamit:

4 Dhjetor
– Namazi i akshamit në Xhaminë e Re (Lagja e Trimave), Kumanovë
– Namazi i jacisë në Xhaminë Tatar Sinan Pasha, Kumanovë

5 Dhjetor
– Namazi i sabahut në Xhaminë e Re, Çair – Shkup
– Namazi i xhumasë në Xhaminë Mustafa Pasha, Shkup
– Namazi i akshamit në Xhaminë e Sahatit, Gostivar
– Namazi i jacisë në Xhaminë e Mahallës, Gostivar

6 Dhjetor
– Namazi i sabahut në Xhaminë Isa Beu, Shkup
– Namazi i akshamit në Xhaminë Eski, Tetovë
– Namazi i jacisë në Xhaminë e Larme, Tetovë

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More