Presidentja e Sllovenisë vizitë zyrtare në Shqipëri, do të pritet nga Begaj (Axhenda)

nga D V

Presidenti Bajram Begaj do të presë ditën e sotme homologen e tij sllovene, Nataša Pirc Musar, e cila me ftesën e tij zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Sipas axhendës së publikuar nga Presidenca, në orën 10:00 zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, e cila pasohet nga një takim kokë më kokë dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve të Shqipërisë dhe Sllovenisë.

Presidenti Begaj dhe Presidentja sllovene, Musar do të kenë gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi të parashikuar në orën 11:20.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More