Presidentja Osmani: Dialogu politik konstruktiv është i domosdoshëm

nga D. V.

Presidentja Osmani: Dialogu politik konstruktiv është i domosdoshëm

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit me drejtuesit e partive politike tha se ky ishte vetëm takimi i parë dhe nëse shihet e nevojshme do t’i takoj liderët e partive individualisht, raporton Ekonomia Online.
Në konferencë për media, ajo theksoi se dialogu politik konstruktiv është i domosdoshëm për vendin tonë dhe për institucionet.

“Sot bëhet një muaj nga seanca e parë e Kuvendit të Kosovës, por edhe pas 16 seancave nuk ka pasur rezultat. Moskonstituimi i institucioneve mund t’i duket dikujt që i dëmton partitë politike, por që pasojat kryesore i vuan vendi ynë. Sot në takimin e parë i kam inkurajuar partitë politike që të gjejnë zgjidhjen e përbashkët për konstituimin e vendit. Ky është vetëm takimi i parë dhe nëse shihet e nevojshme do t’i takoj liderët e partive individualisht. Këto nuk janë takime për formimin e qeverisë së re.

Çfarë kam përmendur disa prej pasojave, me të cilat që po ballafaqohet vendi ynë me zvarritjen e moskonstituimit të Kuvendit, dispursimi nga Plani i rritjes së BE, me afro 900 milionë euro… Me një qasje konstruktive dhe secili prej tyre treguan vullnet të mirë që të gjendet zgjidhje. Ekziston një disponim minimal. i cili besoj që do të rritet me kalimin e kohës. Ajo çka del sot është se dialogu politik konstruktiv është i domosdoshëm për vendin tonë, për institucionet”, tha presidentja Osmani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More