Presidentja Osmani diskuton forcimin e Demokracisë dhe drejtave të njeriut me Dr. Dafna H. Rand

nga D V

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York është
takuar me Ndihmës Sekretaren amerikane, Dr. Dafna H. Rand.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Takim produktiv në New York me Ndihmës Sekretaren amerikane, Dr. Dafna H. Rand.
Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit si dhe iniciativat e shumta, të cilat Presidenca e
Republikës është duke i çuar përpara në funksion të forcimit të demokracisë, sundimit të
ligjit dhe të drejtave të njeriut.
Në takim, ndër të tjera, ngrita edhe shqetësimin për shkeljen flagrante të të drejtave
themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe spastrimin etnik nga
Serbia nëpërmjet masave administrative.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More