Presidentja Siljanovska Davkova e priti ambasadoren izraelite, Simona Frankel

nga D V

Shkup, 2 korri – Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova sot e priti ambasadoren e Izraelit, Simona Frankel. Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet dy vendeve, me ç’rast u vlerësua se karakterizohen me miqësi dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Presidentja Siljanovska Davkova, siç kumtuan nga kabineti i saj, e ka theksuar interesin e RMV-së për shfrytëzimin e potencialit të konsiderueshëm për përmirësimin e mëtejme të bashkëpunimit të përgjithshëm dhe rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe përmes bashkëpunimit specifik sektorial, duke pasur parasysh kapacitetet ekonomike, teknologjike dhe shkencore të Izraelit.

“Në takim presidentja Siljanovska Davkova u informua për gjendje aktuale në Izrael. Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se për të gjitha çështjet e sigurisë, përfshirë edhe Lindjen e Afërt, vendi ynë e harmonizon qëndrimin e tij me pozicionet e BE-së dhe i koordinon politikat e saj në kuandër të politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe në koordinim me vendet-anëtare të NATO-s, ndërsa udhëhiqet ekskluzivisht nga interesi i Maqedonisë dhe interesi i qytetarëve të Maqedonisë”, theksohet në kumtesën nga kabineti i presidentes Siljanovska Davkova. ls/

Foto: Kabineti i presidentes së shtetit Gordana Siljanovska Davkova.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More