Presidentja Siljanovska-Davkova në “Akaba Proces Ballkan III” në Sofje

nga D. V.

Shkup, 3 prill – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bullgari, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e shefave të shteteve dhe qeverive në “Akaba Proces Ballkan III” në Sofje.

Siç njoftoi Kabineti i Siljanovska – Davkovës, vizita realizohet me ftesë të presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev dhe mbretit të Jordanisë, Abdullahu i Dytë.

“Presidentja e Maqedonisë së Veriut do të mbajë fjalim në seancën e parë të mbledhjes e titulluar ‘Identifikimi dhe kuptimi i kërcënimeve’. Gjatë vizitës, janë paraparë edhe takime dypalëshe të presidentës Siljanovska-Davkova me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev dhe me mbretin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullahu i Dytë”, thuhet në njoftim.

Gjatë qëndrimit në Sofje, presidentja Siljanovska-Davkova do ta vizitojë edhe spitalin “Pirogov”, ku po mjekohen një pjesë e të lënduarve nga zjarri në Koçan.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More