Presidentja Siljanovska Davkova në Samitin për ndryshimet klimatike (KOP29) në Azerbajxhan

nga D V

Shkup, 11 nëntor – Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova po qëndron në Baku, Republikë e Azerbajxhanit me rastin e pjesëmarrjes në Samitin botëror të liderëve në kuadër të Konferencës së 29-të të palëve të Konventës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike – KOP29.

Në kuadër të pjesëmarrjes në samit, presidentja Siljanovska Davkova, siç kumtuan sot nga kabineti i saj, do të mbajë fjalim në mbledhjen e parë plenare dhe është paraparë të mbajë disa takime bilaterale me shefat e shteteve dhe qeverive, si dhe takime me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Në përbërje të delegacionit shtetëror të Maqedonisë së Veriut me në krye presidenten Siljanovska Davkova, janë zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More