Presidentja Siljanovska – Davkova në varrimin e Papa Françeskut

nga D. V.

Shkup, 25 prill – Presidentja Gordana Siljanovska nesër do të marrë pjesë në meshën mortore të Shenjtërisë së tij, Papa Françeskut, e cila do të mbahet para bazilikës Shën Pjetri në Vatikan.

Siç kumtoi Kabineti i Siljanovska-Davkova, me meshën do të kryesojë kardinali Xhovani Batista Re, dekan në Kolexhin e kardinalëve.

Në përcjelljen e fundit të Papës në sheshin Shën Pjetri u paralajmërua prania e shumë liderëve botërorë – presidentëve dhe kryeministrave, anëtarëve të familjeve mbretërore, udhëheqësve fetarë dhe rreth 200.000 besimtarëve.

Papa Françesku me dëshirë të tij do të varroset në bazilikën Shën Mëria Maxhore në Romë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More