Presidentja Siljanovska-Davkova pret në Ohër Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

nga Redaksia

Ohër, 12 korrik – Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, sot në Ohër është nikoqire e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po zhvillon një vizitë pune në vend, përcjell Zhurnal

Takimi zyrtar ndërmjet dy presidentëve do të mbahet në vilën qeveritare “Biljana” në Ohër, ku është planifikuar një takim dhe drekë pune mes dy krerëve të shteteve. Vizita ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe thellimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve fqinje.

Gjatë pasdites, Presidentja Siljanovska-Davkova dhe Presidenti Begaj do të vizitojnë objekte kulturore dhe historike në qytetin e Ohrit, duke treguar interes të përbashkët për trashëgiminë dhe pasurinë kulturore të rajonit.

Mbrëmja do të kulmojë me pjesëmarrjen e të dy presidentëve në hapjen zyrtare të festivalit tradicional “Vera e Ohrit”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Maqedoninë e Veriut.

Vizita vlerësohet si një hap i rëndësishëm në fuqizimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve dhe në promovimin e bashkëpunimit rajonal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More