Presidentja Siljanovska Davkova priti Dragan Jaqimoviqin, ambasadorin e Bosnje e Hercegovinës

nga D V

Shkup, 20 qershor – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur ambasadorin e Bosnje e Hercegovinës, Dragan Jaqimoviq me të cilin diskutoi për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale të dy vendeve, mundësitë për bashkëpunim në disa fusha me interes të ndërsjellë, si dhe për promovimin e bashkëpunimit rajonal në drejtimin të ballafaqimit me sfidat në lidhje me sigurinë rajonale dhe integrimet evropiane.

Siç informojnë nga kabineti i saj, presidentja Siljanovska Davkova ka shprehur kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore dhe bashkëpunimin midis dy vendeve të cilat karakterizohen me mirëkuptim, mbështetje dhe respekt të ndërsjellë. Ajo theksoi se ka interes për thellimin e bashkëpunimit ekonomik duke shfrytëzuar mundësitë dhe potencialet për rritjen e këmbimit tregtar, si dhe avancimin e mëtejshëm të dialogut politik.

Në takim, presidentja Siljanovska Davkova ka përshëndetur vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim me Bosnjë e Hercegovinën dhe theksoi mbështetjen e Maqedonisë për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial në përputhje me Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit.

Ajo theksoi se mbështetja jonë për aspiratat evropiane dhe euroatlantike të Bosnjës e Hercegovinës do të vazhdojnë, duke shprehur gatishmërinë tonë për shkëmbimin e përvojave në këtë drejtim.

Në lidhje me bashkëpunimin rajonal, presidentja theksoi se është e nevojshme që të vazhdohet puna për avancimin e saj në mënyrë që të përballemi me sfidat e sigurisë rajonale dhe integrimit evropian të rajonit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More