Presidentja Siljanovska Davkova të premten në Sofje

nga Xh M

Shkup, 10 shtator – Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova të premten do të vizitojë Sofjen, ku do të merr pjesë në operën “Nabuko” të Xhuzepe Verdit, në interpretim të Operës dhe Baletit Nacional.

Siç njofton BGNES, sipas informacioneve jozyrtare, në Sofje do të zhvillohet dhe takimi i parë i Siljanovska Davkovës me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Sipas mediave bullgare, në delegacionin e Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe ministri i Kulturës Zoran Ljutkov, ndërsa ende nuk është konfirmuar ardhja e shefit të diplomacisë, Timço Mucunski.

Media kujton se Siljanovska Davkova pas marrjes së detyrës mori pjesë në operën “Valkira” në Shkup, të interpretuar nga Opera bullgare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More