Presidentja Siljanovska Davkova u takua me kryetarin e Parlamentit malazez, Andrija Mandiq

nga Xh M

Podgoricë, 28 nëntor – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, sot në Podgoricë ka takuar kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq.

Në takim, siç raporton raportuesi i MIA-s, u shpreh kënaqësi për zhvillimin e deritanishëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, pa pyetje të hapura, me qëndrime identike në nivel bilateral, rajonal dhe multilateral. Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan edhe qëllimet e përbashkëta strategjike – paqen dhe stabilitetin në rajon dhe anëtarësimin në BE, si dhe bashkëpunimin dhe aleancën në kuadër të Aleancës së NATO-s.

Me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në disa fusha me interes të përbashkët, presidentja Siljanovska Davkova theksoi se bashkëpunimi ekonomik, rajonal dhe në integrimet evropiane janë fushat në të cilat të dyja vendet do të duhet të punojnë dhe të fokusohen më intensivisht.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More