Prezantim i hulumtimit “Mbikëqyrja dhe kontrolli parlamentar në Maqedoninë e Veriut përmes prizmit të kapacitetit mbikëqyrës në Kuvend”

nga D. V.

Shkup, 20 janar – Në Kuvend sot do të prezantohet hulumtimi “Mbikëqyrja dhe kontrolli parlamentar në Maqedoninë e Veriut përmes prizmit të kapacitetit mbikëqyrës në Kuvend”.

Hulumtimi do të prezantohet nga prof.dr. Denis Preshova, profesor inordinar në Fakultetin juridik “Justiniani i Parë” pranë UCM në Shkup. Pas prezantimit vijon diskutim dhe debat i hapur.

Fjalim hyrës do të ketë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Në ngjarjen do të prezantohen edhe hapat e ardhshme dhe mundësitë për avancimin e mbikëqyrjes parlamentare, përkrahje përmes programit PSP. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More