Shkup, 16 maj – Në Shkup sot do të mbahet konferencë në të cilën do të prezantohen rezultatet lidhur me vlerësimin e klimës afariste dhe vendit si lokacion për investim për vitin 2024, nga anketa e cila u zbatua në mesin e investitorëve gjermanë dhe kompanive anëtare të Shoqatës Ekonomike Gjermani – Maqedoni e Veriut.
Rezultatet do të prezantohen nga Antje Vandelt, drejtoreshë e AHK Maqedonia e Veriut, kompetente edhe për Shqipëri dhe Kosovë.