Osmani: Marrëveshja e Ohrit, pakt historik që erdhi si nevojë për t’u mbrojtur nga majorizimi

nga Xh M

Shkup, 16 maj – Kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut, njëherazi edhe nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani sot në intervistën e tij dhënë për Kanal 5 ka folur për nevojën e ruajtjes së frymës së Marrëveshjes së Ohrit.

“Përmes Marrëveshjes së vitit 2001 që të dy komunitetet (shqiptarët dhe maqedonasit) bien dakord të mos bëjnë ndarje. E dini, ka pasur edhe një ofertë për t’u ndarë, nga ana e ASHAM. Oferta që iu bë palës shqiptare u refuzua dhe ne ramë dakord për një sistem unitar. Megjithatë, në të cilën do të respektohet vullneti i dy popujve në drejtimin e shtetit. Kjo është fryma e marrëveshjes së vitit 2001”, tha shefi i Diplomacisë së vendit Osmani.

Osmani ka theksuar se deri të marrëveshja është arritur për shkak të mbivotimit nga ana e shumicës dhe se shqiptarët ende kanë të freskët periudhën e viteve 90ta kur aso kohe PPD mbivotohej, në mungesë të mekanizmave për mbrojtje nga mazhoranca.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More