Prezantim i Strategjisë për bashkëpunim me OBSH-në 2026-2030

nga D. V.

Shkup, 3 shtator – Në organizim të Ministrisë së Shëndetësisë, sot do të mbahet promovimi i Strategjisë së parë për bashkëpunim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) me Republikën e Maqedonisë së Veriut 2026–2030.

Sipas programit, në prezantimin e Strategjisë do të mbajnë fjalim ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në vend, Rita Kolumbia dhe përfaqësuesi i OBSH-së në Maqedoninë e Veriut, dr. Akim Ali.

Janë paraparë deklarata nga zëvendës kryeministri dhe ministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe nga ministri i Punës dhe Poilitikës Sociale, Fatmir Limani.

Sipas agjendës, deklarata do të japin edhe përfaqësuesja e UNICEF-it në vend, Lesli Miler, përfaqësuesja e Zyres së UNFPA-së në Maqedoninë e Veriut, Afrodita Shala, përfaqësuesja e UN Women, Vesna Ivanoviq – Kastared dhe Urim Kasapi, menaxher programor i UNDP-së. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More