Prezantimi i Indeksit të komunave të hapura për vitin 2023

nga D V

Shkup, 10 tetor – Asociacioni për Hulumtime dhe Analiza ZMAI sot do të prezantojë Indeksin e komunave të hapura për vitin 2023. Indeksi i merr parasysh të gjitha aspektet e planifikimit dhe realizimit të buxheteve të komunave dhe është rezultat i punës dhe matjes katërvjeçare në të 80 komunat dhe Qytetin e Shkupit.

Nga  ZMAI theksojnë se ky Indeks paraqet një instrument të rëndësishëm për transparencën dhe llogaridhënien e pushtetit vendor në proceset buxhetore. Theksojnë se së bashku, sektori civil dhe mediat arritën të krijojnë presion pozitiv tek vendimmarrësit në nivel vendor, me qëllim menaxhimin më të mirë të fondeve publike dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset buxhetore.

Në prezantimin e sotëm do të prezantohet renditja e komunave sipas Indeksit për vitin fiskal të vitit 2023, ndërsa do të diskutohet edhe për atë se si komunat i shpenzojnë buxhetet e tyre si bazë për realizimin e projekteve me interes për qytetarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More