Shkup, 26 shkurt – Në Fakultetin Ekonomik të UKIM-it sot do të prezantohen rezultatet e projektit “Skills4Justice”, i cili trajton çështjet e migrimit dhe që zbatohet në kuadër të programit Horizont të Bashkimit Evropian.
Në ngjarje është paraparë të ketë fjalim ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Do të çrezantohen informacione mbi trendet aktuale të migracionit, gjendjen e tregut të punës, si dhe mënyrat për harmonizimin e nevojave dhe mungesave të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe rekrutimin strategjik të punëtorëve të kualifikuar.