Pritje të gjata për dalje nga shteti në Tabanoc dhe Bogorodicë

nga Xh M

Shkup, 10 gusht – Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet nëpër rrugë të thata.

“Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga shteti, ka rritje të dendësisë së automjeteve, por gjithashtu edhe në vendklaimet tjera kufitare”, thonë nga LAMM, duke shtuar se për hyrje në vend, nuk ka pritje të gjata.

LAMM u bënë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht në luginat e vendit, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More