Zv/ministri i Arsimit: Libra të gjuhës shqipe do të ketë

nga Xh M

Shkup, 9 gusht – Zv/mimistri i Arsimit, Lulzim Aliu ka sqaruar opinionin në lidhje me tesktet shkollore, konkretisht me lëndën e Gjuhës shqipe.

Ali thotë se si rrjedhojë e keqinterpretimit dhe keqkuptimit të deklaratës së ministres së arsimit dhe shkencës, z. Janevska u krijua hutia se nuk ka tekste shkollore për lëndën e Gjuhës shqipe. Sipas tij, ky dezinformim është i qëllimshëm për të krijuar huti.

“Nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkecës tani më janë përgatitur dhe janë distribuar tekstet shkollore për lëndën e Gjuhës shqipe për arsimin fillor sipas konceptit të ri për arsimin fillor, nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë. Janë në proces tekstet për klasën e shtatë, meqë këtë vit duhej të vazhdohej me konceptin e ri, ndërkaq klasa e tetë dhe e nëntë vazhdojnë sipas programit të vjetër dhe librat janë, sipas programeve ekzistuese.
Kjo ka të bëjë me tekstet shkollore për lëndën e Gjuhës shqipe“, ka thënë zv/ministri i Arsimit.

Aliu thotë se janë të pa vërteta deklarimet e më hershme, nga ana e ish ministrit i cili deklaronte se janë siguruar të gjitha librat për të gjithë lëndët e arsimit fillor dhe se të njëjtët janë shpërndarë nëpër shkolla.

“Kjo është e pa vërtetë. Nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës sot po bëhen përpjekjet maksimale që deri në fillim të vitit shkollor të sigurohen pjesa më e madhe e teksteve shkollore që janë miratuar nga Komisioni nacional i librave, por akoma nuk janë të gjithë librat. Kjo është e vërteta sa u përket teksteve shkollore“, ka thënë më tej Aliu.

Sipas tij, libra të Gjuhës shqipe do të ketë, punohet që të sigurohen edhe tekstet e tjera që janë në procedurë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More