Privohet nga liria personi nga rrethina e Demir Hisarit për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

nga Xh M

Nëpunësit policor dje kanë arrestuar një person nga fshati Slloeshticë, rajoni i Demir Hisarit, për shkaktimin e zjarrit në shtëpi. Ai i vuri flakën degëve midis një shtëpie dhe një hambari me ç’rast shkaktoi zjarr ku hambari u dogj plotësisht.

“Dje në fshatin Slloeshticë, rajoni i Demir Hisarit, nëpunës policorë nga NJPB Demir Hisar e privuan nga liria N.M. (69) nga fshati Slloeshticë. Konkretisht, në NJPB Demir Hisar është denoncuar se ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në fshatin Slloeshticë dhe pas marrjes së masave, u konstatua se N.M. i vuri flakën degëve midis një shtëpie dhe një hambari, në pronësi të A.P. (45) nga Shkupi, në të cilat u përfshi hambari dhe u dogj plotësisht. Zjarri u shua nga një ekip i Njësitit Territorial të Zjarrfikësve të Demir Hisarit, dhe nuk pati të lënduar”, theksojnë nga MPB.

Nga Ministria kumtojnë se mbikëqyrje është kryer nga një ekip i NJPB Demir Hisar, dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër personit do të pason parashtresa përkatëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More