Të infektuarit me linë e majmunëve janë mirë, rreziku i përhapjes mbetet i ulët

nga Xh M

Shkup, 24 maj – Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se dy të prekurit me linë e majmunëve janë në gjendje të mirë, nuk ka raste të reja të dyshuara që janë dërguar për testim dhe nuk ka raste të reja pozitive.

Instituti i Shëndetit Publik sot ka hapur dy linja të reja telefonike për informacion në lidhje me linë e majmunëve, për konsultime me qytetarët dhe për konsultim me profesionistë të kujdesit shëndetësor

“Për momentin, rreziku i përhapjes së kësaj sëmundjeje në vendin tonë mbetet i ulët”, thanë nga ISHP.

Dje, Komisioni për Sëmundje Infektive i Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me dy rastet e konfirmuara të lisë e majmunëve, miratoi rekomandimin për vetëizolim dhe mbikëqyrje shëndetësore për të dy personat e prekur.

Instituti i Shëndetit Publik më 23 maj njoftoi se janë regjistruar për herë të parë në RMV dy raste të lisë së majunëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More