Problemi global i sigurisë kibernetike prek edhe KESCO-n

nga D V

Problemi global i sigurisë kibernetike ka prekur edhe Kompaninë për Furnizim me Energji Elektrike e Kosovës (KESCO).

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media.

“Për shkak të një kolapsi kibernetik, i cili ka prekur shumë sektorë në shumë vende të botës, ka afektuar edhe Kosovën ku, nga mëngjesi i sotëm, të gjitha kërkesat tuaja po hasin në vështirësi t’i procesojmë te departamentet përkatëse për shkak të rënies së sistemit të IT-së.

Sistemi i Sigurisë Kibernetike #Crowdstrike Global ka lajmëruar opinionin e gjerë për një gabim në sistemin e tyre”, thuhet në njoftimin e KESCO-s.

Më tej sqarohet se ky problem nuk është specifik në KESCO, por është problem që ka afektuar të gjitha kompanitë e mëdha globale.

“Ekipet përkatëse janë në kontakt me kompanitë botërore, si #Microsoft, #Crowdstrike Global etj. dhe po punohet në zgjidhjen e këtij problemi.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, dhe shpresojmë që së shpejti të gjitha kërkesat tuaja do të procesohen”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More