Procedurë parahetuese kundër ish-drejtorit Sasho Drango

nga D V

Shkup, 5 mars – Në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) Manastir po ndërmerren veprime në procedurë parahetimore ndaj ish-zëvendës drejtorit të NP “Rrugë të Maqedonisë” Sasho Drango, i cili është shkarkuar nga detyra.

“I raportuari është marrë në pyetje dhe po kryhet ekspertiza e celularit të tij. Prokurori publik kompetent ka lëshuar edhe disa urdhra në MPB, disa prej të cilave janë ende në proces. Në banesën e të pandehurit është kryer bastisje me kërkesë të prokurorit publik dhe me urdhër të gjykatës. Pas përfundimit të të gjitha veprimeve do të merret vendim i prokurorit publik”, njoftuan nga Prokuroria Publike Manastir.

Rreth dy muaj më parë u publikua një foto e Sasho Drangos në të cilën ai pozon me një ari të vrarë, gjë që shkaktoi reagimin e OJQ-së për mbrojtjen e kafshëve “Anima mundi”. Kryeministri Hristijan Mickoski në janar njoftoi se do të shkarkohet menjëherë dhe do të përgjigjet nëse vërtetohet fajësia e tij dhe Prokuroria Themelore Publike në Manastir pas marrjes së informacionit hapi rast.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More