Procesi i Berlinit: Nënshkruhet plani i veprimit për treg të përbashkët rajonal, si pjesë e Planit të Rritjes së BE-së

nga D V

Shkup, 14 tetor – Të gjashtë kryeministrat e rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar planin e ri të veprimit për tregë të përbashkët në kuadër të Procesit të Berlinit, si pjesë integrale të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Plani i ri i Veprimit për një treg të vetëm rajonal për periudhën 2025-2028 u nënshkrua nga kryeministri i Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe Shqipërisë, si dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës.

Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, tha se Ballkani Perëndimor për BE-në është prioritet gjeopolitik.

“Po punojmë me të gjitha instrumentet tona për të përshpejtuar këtë proces në mënyrë që ta arrijmë atë në të ardhmen e afërt”, tha Varhelyi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More