Prof.Dr. Zoran Gacovski u zgjodh kryetar i Ri i Senatit të UNË-së

nga Redaksia

Shkup, 25 prill –  Senati i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, në seancën e mbajtur sot, 25.04.2024 , votoi për zgjedhjen e kryetarit të Senatit, ndërsa anëtarët e Senatit njëzëri dhanë mbështetjen e tyre prof.dr. Zoran Gacovskit.

Kryetarit të ri të Senatit Prof.dr. Zoran Gacovski, ia dhanë besimin: Doc. Dr. Shpëtim Rexhepi nga Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prof.dr.  Andrej Cvetkovski dhe Doc.dr. Arta Tika Bekteshi nga Fakulteti i Shkencave të Informatikës, Doc. Dr. Rilind Ademi nga Fakulteti i Shkencave Teknike, Prof. dr. Suzana Jordanovska dhe Doc.dr. Emira Imeri nga Fakulteti i Shkencave Teknologjike, Prof.Inor.dr. Enver Abdullahi dhe Doc. dr. Agon Saiti nga Fakulteti i Shkencave Sociale dhe nga Kuvendi Studentor Universitar, si anëtar i Senatit, që u përfaqësua nga kryetari i këtij kuvendi, Omer Hebib.

Zoran Gacovski është doktor i shkencave teknike, profesor i regullt në Universitetin ‘Nënë Tereza’ në  Shkup, ku ligjëron automatikë dhe mekatronikë. Rektori i UNT-së Prof.dr. Izet Zeqiri uroi kryetarin e ri të Senatit ndërsa anëtarëve të Senatit u uroi suksese në punë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More