Shkup, 29 korrik – Profesoresha Kaltrina Zekolli Shaqiri ka marë detyrën e re si zëvendës ministre në Ministrinë e transportit dhe lidhjeve.
“Me shumë kënaqësi dua t’ju informoj se sot e pranova detyrën e re si zëvendësministre e Transportit, e emëruar nga koalicioni VLEN. Ky emërim, është një përgjegjësi e madhe dhe një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe lidhjeve të transportit në vendin tonë. Jam e vetëdijshme për sfidat dhe përgjegjësitë të cilat i mbartë në vete kjo pozitë. Besoj fort se me mbështetjen e qytetarëve dhe kolegëve, ne do t’i arrijmë qëllimet tona”, ka ashkruar profesoresha Shaqiri me këtë rast. .
Ajo është zotuar se se ndershmëria dhe përkushtimi maksimal do të jenë prioritet për t’i përmbushur detyrimet e këtij funksioni.
“Nëpërmjet bashkëpunimit dhe inovacionit ne mund të arrijmë rezultate të jashtëzakonshme dhe me ndikim pozitiv në jetën e përditshme të qytetarëve.
Falënderoj liderin e Lëvizjes Demokratike, z. Izet Mexhiti, për besimin dhe mbështetjen e treguar ndaj meje. Ky besim, për mua është obligim dhe motivimin shtesë për të vazhduar punën me përkushtim dhe përgjegjësi deri në realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta”, ka shkruar Zekolli Shaqiri.