Prokuroria ankimon vendimin e gjykatës për paraburgim shtëpiak të Asmir Jahoskit

nga D. V.

Shkup, 13 mars – Nga Prokuroria për Ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë ankimuar vendimin e gjykatës që të dyshuarit Asmir Jahoski masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak dhe masën e kujdesit, përcjell TV21.

“Të pakënaqur me këtë vendim, Prokuroria Themelore Publik për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka parashtruar ankesë brenda afatit të vendosur ligjërisht në Këshillin Penal në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, për shkak të shkeljeve bazë të dispozitave të procedurës penale dhe kërkoi që Këshilli Penal të rishikojë faktet e përfshira në ankesë, si faktet vendimmarrëse në bazë të të cilave është marrë vendimi i ankimuar”, thonë nga Prokuoria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More