Orhan Murtezani emërohet Koordinator nacional për zbatimin e Agjendës reformuese

nga Xh M

Shkup, 19 nëntor – Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani vlerëson se agjenda reformuese e RMV-së është serioze.

“Për mua zbatimi i së njëjtës është në krye të listës së prioriteteve sepse këto janë veprimet që qytetarëve do t’ju sjellin standardet evropiane dhe integrimi ynë do ta përshpejtojë dhe lehtësojë”, vlerëson Murtezani.

Ai njofton se në seancën e sotme të Qeverisë është emëruar Koordinatro nacional për zbatimin e Agjendës reformuese.

“Maqedonia e Veriut, e para nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të marrë pagesën e parë e cila duhet të arrijë deri në fund të këtij viti, me vlerë prej 52.2 milionë euro, gjë që tregon se BE-ja po i shikon dhe mbështet formën tonë për të zbatuar reformat e nevojshme.

Në seancën e sotme të qeverisë, u emërova Koordinator nacional për zbatimin e Agjendës reformuese dhe këtë detyrë do ta kryej me përkushtim dhe elan”, ka shkruar Murtezani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More