Prokuroria dhe policia të tregojnë pse nuk e kanë ftuar Ahmetin i cili e di saktë ku është Grubi, thotë Mexhiti

nga D V

Shkup, 20 shkurt – Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti në pyetjen e gazetarëve pse lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nuk është ftuar në Prokurori dhe në polici nëse është i sigurt se ai është në komunikim të përditshëm me ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi i cili është në arrati, tha se adresa për atë pyetje janë dy institucione të përmendura.

“Kjo nuk është puna ime, ajo është punë e Prokurorisë dhe e Policisë, por unë i njoh nga afër, shoh se si funksionojnë dhe shoh se ende janë nën ndikim të tij”, tha Mexhiti.

Në pyetjen e gazetarëve nëse si Qeveri kanë informacione nga MPB nëse është gjetur lokacioni i Grubit dhe nëse duke pasur parasysh se ka deklaruar se Grubi është në komunikim me krerë të lartë të BDI-së vlerëson se Prokuroria në bazë të zërave duhet t’i thirr në bisedë”, Mexhiti përsëri foli për Ahmetin.

“Pyeteni zotëri Ahmetin ai saktë e di se ku ndodhet, ashtu deklaroi publikisht”, tha Mexhiti në pyetjen e gazetarëve para paraqitjes në ngjarjen përfundimtare të projektit “Ndërtimi i kapaciteteve drejt zhvillimit të qëndrueshëm të kapitalit njerëzor në Maqedoninë e Veriut”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More