Prokuroria e Strugës nis hetim për ndotjen e ujit të pijshëm

nga D. V.

Shkup, 13 shkurt – Në lidhje me informacionin për ndotjen e madhe të ujit të pijshëm dhe nevojave themelore në zonën e qytetit të Strugës, Prokuroria Themelore Publike e Strugës ka hapur lëndë për të hetuar shkaqet dhe krimet e mundshme të kryera kundër mjedisit dhe natyrës.

Në koordinim me Ministrinë e Brendshme – DPB Struga, është lëshuar urdhër që policia gjyqësore të inspektojë vendndodhje në fshatin Shum, ku ndodhen burimet nga të cilat furnizohet me ujë të pijshëm zona e qytetit të Strugës.

“Në inspektim duhet të marrin pjesë edhe shërbimet inspektuese kompetente në fushën e mjedisit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe Qendra për Shëndetin Publik. Do të ndërmerren edhe veprime të tjera inspektuese”, thonë nga Prokuroria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More