Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Bekteshin, Ceçkiq Duroviq dhe Haxhiun

nga Xh M

Shkup, 20 mars – Prokuroria ka kërkuar masë paraburgimi prej 30 ditësh për ish-ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, si dhe për tre drejtorë të tjerë nga Ministria e Ekonomisë, mësohet nga burime të hetimit.

Ndër ata për të cilët është kërkuar paraburgimi janë ish-sekretarja shtetërore, Razmena Çekiç, dhe drejtorit Beqim Haxhiu. Këta janë tre personat e parë për të cilët është hapur një hetim dhe kërkohet paraburgim në kuadër të hetimit të gjerë që përfshin më shumë se 20 të dyshuar.

Më herët, një masë e tillë paraburgimi ishte kërkuar vetëm për shtatë punonjës të policisë të dyshuar për të njëjtin rast. Po ashtu, mbrëmjen e sotme janë paraqitur në gjykatë tre ish-kryetarë të komunës së Koçanit, të cilët gjithashtu janë nën hetim.

Prokuroria ka njoftuar se hetimi po zgjerohet dhe në ditët në vijim priten detaje të reja për përfshirjen e të dyshuarve të tjerë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More