Prokuroria kërkon që Despotovskit t’i merret pasaporta

nga Xh M

Shkup, 28 dhjetor – Nga Prokuroria bëjnë të ditur se janë duke zhvilluar hetime paraprake për Jovan Despotovskin ish-drejtor i Drejtorisë për TIRZ dhe funksionarë shumëvjeçar i LSDM-së, për këtë arsye në Gjykatën Penale sot është dorëzuar propozim për marrjen e pasaportës.

– Prokuroria Themelore Publike Shkup kundër personit të përmendur zhvillon procedurë paraprake për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër penale – Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 i Kodit Penal. Prokurori publik kompetent sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për konfiskim të dokumentit të udhëtimit dhe detyrim për t’u paraqitur herë pas here në gjykatë si masë sigurimi. Në lidhje me këtë çështje ende janë duke u ndërmarrë veprime nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe Drejtoria e Policisë Financiare. Për të mos dëmtuar procedurën, dy institucionet do të informojnë publikun në mënyrë të koordinuar kur të krijohen kushtet për të, njofton Prokuroria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More